Messi flet për Kupën e Botës: Është gjithmonë një ëndërr të luaj për Argjentinën, uroj që Zoti të më japë mundësinë

16:03 | 28 Tetor 2025
D.H

Kupa e Botës është duke u afruar me shumë kombëtare që tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë, dhe Kanada.

Ndër kombëtaret që ka siguruar pjesëmarrjen është edhe Argjentina, e cila është edhe fituesi në fuqi e këtij kompeticioni, shkruan Arbresh.info.

Lojtari kryesor i Argjentinës, Lionel Messi ka fituar rreth këtij kompeticioni ku shpreson shumë të jetë në formë të mirë shëndetësore për këtë garë. Në njëfarë forme ai ka konfirmuar se do të jetë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës.

“Është gjithmonë një ëndërr të luaj për Argjentinën. Vijmë nga triumfi në Botërorin 2022 dhe do të ishte spektakolare të luaja për mbrojtjen e titullit, por të shikojmë nëse do të jem 100% në formë. Uroj që Zoti të më japë mundësinë, të jem mirë dhe të jem i rëndësishëm për të ndihmuar skuadrën”, tha Messi.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë ishte më meritori në triumfin e Argjentinës në vitin 2022 në Katar, ku realizoi shtatë gola dhe tri asistime.

Me triumfin në Kupën e Botës të atij viti, Messi kompletoi në sirtarin e tij të gjithë trofetë që mund t’i fitojë një futbollist, pasi i mungonte vetëm titulli i më të mirit të botës me Argjentinën.

Aktualisht, Lionel Messi është 38-vjeçar dhe ky mund të jetë Botërori i fundit në karrierë. Argjentinasi aktualisht po luan në MLS tek Inter Miami, ku gjatë këtij viti ka realizuar 31 gola e 20 asisitime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale