Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë të Rihterit, goditi dje disa rajone të Turqisë, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik tek banorët.
Pas këtij incidenti, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara aktivizoi linjat emergjente për të ndihmuar bashkatdhetarët dhe për të monitoruar situatën në terren.
Në një përgjigje të dhënë për Telegraphing, Ambasada e Kosovës konfirmoi se deri tani nuk është raportuar për ndonjë shtetas të Republikës së Kosovës të prekur nga tërmeti.
“Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka asnjë shtetas të Republikës së Kosovës të prekur nga tërmeti që ndodhi dje në Turqi”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.
Ambasada ka bërë të ditur se linjat emergjente mbeten të hapura për çdo qytetar të Kosovës që ndodhet në Turqi dhe ka nevojë për asistencë.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në orën 22:48 me kohën lokale në një thellësi prej 5.99 kilometrash dhe u ndje në provincat përreth.
Tërmeti ka shkaktuar lëkundje të forta ndërsa njerëzit u detyruan të braktisin ndërtesat.
Dëme materiale janë raportuar në disa zona, por fatmirësisht nuk ka pasur raportime për viktima.
Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një lartë...
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...