Federico Valverde u rikthye sërish të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes në ‘El Clasicon’ e djeshme që Reali e fitoi 2-1 ndaj Barcës, edhe pse Carvajal dhe Trent ishin përfshirë tashmë në listën e të grumbulluarve.
Megjithatë, ndërsa mbrojtësit e krahut po përpiqen të rifitojnë formën e tyre më të mirë, Xabi vazhdon të mbështetet te uruguaiani, i cili nuk ka pasur zgjidhje tjetër veçse të përshtatet me një pozicion që nuk e bën keq, por që nuk e pëlqen shumë.
Valverde zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer kundër Barcelonës, por nuk arriti ta përfundonte për shkak të një gripi që e kishte që para fillimit të takimit dhe që në fund e rrëzoi përfundimisht.
Meqë nuk ka ndeshje as në Kupë e as në Champions, uruguaiani ka tani një javë për t’u rikuperuar plotësisht.
Në fund të pjesës së parë ai foli me mjekun, por vendosi të vazhdonte lojën edhe në pjesën e dytë.
Në minutën e 65-të ishte gati të zëvendësohej, por insistoi të qëndronte në fushë, gjë që e bezdisi Carvajalin, i cili ishte gati në vijën anësore.
Më në fund, Xabi i dha pushim në minutën e 72-të, ndërsa “El Clásico” ishte ende i hapur. Edhe një herë tjetër, Valverde dha gjithçka për Real Madridin.
Real Madridi ndeshjen e radhës e luan ndaj Valencias në La Liga./Arbresh.info
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot
Max Allegri në “radarin” e Real Madridit
Trump: Pas Iranit, radhën e ka Kuba
Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet politike në ...
Ndryshimet për votimin e Presidentit, Gruda: Është proces jo...