Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për tendencat nga ‘sekserët e Kurtit’ ndaj deputetëve të kësaj partie, për t’ia votuar qeverinë më 26 tetor.
Krasniqi në Rubikon tha se kanë qenë kryesisht biznese që sipas tij janë pasuruar me tenderë multimilionësh në qeverisjen e Albin Kurtit, por që nuk ia kanë arritur.
I bindur se kreu i VV-së dështon, lideri i PDK-së tha se nuk ka pasur asnjë dyshim për deputetët e vet.
“Ka pasur tendenca, ka pasur sekserë, biznese kryesisht të suksesshme, që i ka nisur në adresa të deputetëve të caktuar, në dy tre raste. Qoftë në vija personale ose të bizneseve, që janë pasuruar me tenderë multimilionësh gjatë qeverisjes së zotit Kurti. Kam qenë i bindur se dështon. S’kam pasur ndonjë dyshim a hamendësim që kushdo prej deputetëve të PDK-së, mund të votonte jashtë vijës partiake. Nuk doli fatmirësisht një ‘Adelia Grainca tjetër’.” – tha Krasniqi.
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...