Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka folur pas humbjes 1-0 ndaj Lazios në “Olimpico”, disfatë që thellon krizën e torinezëve.
Në një intervistë për “DAZN”, Tudor e pranoi se skuadra po kalon një moment të vështirë, por kërkoi unitet dhe përkushtim për të dalë nga kjo situatë.
“Ekipi filloi mirë, duke lënë mënjanë gabimin e Davidit. Është një kohë e vështirë, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Jam i zhgënjyer sepse çdo herë ndodh që dikush të gabojë dhe kjo na kushton shumë,” u shpreh Tudor.
Tekniku kroat tha se pavarësisht përpjekjeve, mungon vendosmëria në momentet kyçe.
“Djemtë po punojnë fort, por mungon ajo qetësi dhe përqendrim që bën diferencën. Lazio është një skuadër e fortë, por ne duhet të japim më shumë në fazën ofensive”, ka theksuar ai.
Kjo humbje e lë Juventusin jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, duke rritur presionin mbi Tudor, i cili kërkon reagim të menjëhershëm në ndeshjet e ardhshme./rtk
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar