Arsenal po vazhdon formën e lartë këtë sezon ku po synon rikthimin e titullin kampion pas 21 viteve.
‘Topçinjtë’ fituan sot minimalisht me rezultat 1-0 në derbin e Londrës ndaj Crystal Palace, shkruan Arbresh.info.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi ish-lojtari i Palaces, Eberechi Eze në minutën e 39-të të takimit.
Në sfidën tjetër derbi mes Aston Villas dhe Manchester Cityt, vendasit triumfuan po ashtu 1-0. Golin e fitores për skuadrën e Unai Emeryt e shënoi Cash në minutën e 19-të.
City barazoi në minutën e 90-të me Haalandit por goli i tij u anulua pas rishikimit me VAR për pozicion jashtë lojë. Kështu tre pikët mbeten në tokën vendase.
Fitore të madhe shënoi edhe Bournemouth me rezultat 2-0 ndaj Nottingham Forestit.
Kurse ndeshja mes Wolves dhe Burnley përfundoi 2-2.
Pas nëntë xhirosh të luajtura, Arsenali kryeson në tabelë me 22 pikë të grumbulluara katër më shumë se Bournemouthi i cili është ndjekësi i parë. Sunderland është i treti me 17 sosh. Kurse City ka mbetur në pozitën e katërt me 16 pikë aq sa ka edhe Man United në vendin e pestë./Arbresh.info

DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...