Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim Malor (ShKShMK) ka njoftuar se është angazhuar në nxjerrjen e trupit të pajetë të një personi që dyshohet se ka rënë në një greminë në Grykë të Rugovës.
Siç ka shkruar ShKShMK në Facebook, në operacion po marrin pjesë edhe Zjarrëfiksat e Pejës dhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se trupi ishte poshtë lumit të njohur si Lumbardhi.
Bëhet e ditur se polica e ka marrë informatën në orën 14:10 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Rreth orës 14 e 10, Policia është njoftuar se në km 5, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshoher se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrëfikësit dhe epika mjekësore”, tha Gashi.
Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...