Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë presidentit amerikan Donald Trump, duke i bërë thirrje për shmangien e çdo konflikti dhe për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.
“Jo luftë, jo luftë. Po paqe, po paqe. Jo luftë të çmendur, të lutem, të lutem, të lutem,” deklaroi Maduro në një mesazh të bërë publik në anglisht, duke theksuar nevojën për maturi, dialog dhe respekt reciprok.
Ky reagim vjen në një periudhë të rritur tensionesh politike dhe diplomatike mes Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara, pas akuzave të përsëritura të Caracas-it ndaj Uashingtonit për “ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të vendit”.
Qeveria venezueliane pretendon se SHBA po mbështet grupet opozitare dhe po përpiqet të minojë stabilitetin e brendshëm të shtetit latin-amerikan.
Në fjalën e tij, Maduro nënvizoi se prioriteti i Venezuelës është paqja dhe sovraniteti kombëtar, duke ftuar administratën amerikane të ndalojë çdo retorikë kërcënuese apo veprim që mund të çojë në përshkallëzim të situatës. “Ne nuk duam përplasje, nuk duam kërcënime. Ne duam respekt dhe bashkëpunim mes popujve tanë”, shtoi ai.
Ky mesazh, i cili u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, është parë nga analistët si një përpjekje për uljen e toneve dhe një sinjal paqeje në marrëdhëniet shpesh të tensionuara midis Caracas-it dhe Uashingtonit. /Telegrafi/
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...