Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten Arbër Havollin, i dyshuari për vrasjen e Bashkim Spahiut, 44 vjeç, ngjarje e ndodhur më 6 shtator në Llapashticë të Epërme të Podujevës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të kryer mbi të dyshuarin, i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.
“Podujevë 06.09.2025-19:36. Lidhur me rastin, me 23.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Arrestohet Arbër Havolli, i dyshuari për vrasjen e Bashkim Spahiut në Podujevë
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet