Dezinfektantët alkoolikë janë autorizuar si të sigurt në Bashkimin Evropian dhe kanë qenë në listën e barnave esenciale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që nga vitet 1990.
Megjithatë, muajin e kaluar, zyrtarët shëndetësorë të BE-së propozuan të ndalojnë ose të zëvendësojnë produktet që përmbajnë alkoolin për shkak të shqetësimeve për kancerin dhe rrezikun e shtuar të komplikacioneve gjatë shtatzënisë, transmeton klankosova.tv.
Nëse ky propozim miratohet, mund të shohim tërheqjen e dezinfektantëve për duar, detergjentëve dhe produkteve të tjera pastrimi që përdoren shpesh në spitale në shtetet e BE-së. Megjithatë, ndalimi i propozur nuk do të ndikojë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të Brexit-it.
Ekspertët paralajmërojnë se ky hap mund të ketë një “ndikim të madh” në spitalet e kontinentit dhe alternativat ndaj etanolëve që ofrojnë mbrojtje të ngjashme mund të jenë edhe më të rrezikshme.
Alexandra Peters nga Universiteti i Gjenevës dhe rrjeti i Spitaleve të Pastra, u shpreh për Financial Times:
“Ndikimi në spitale do të ishte i jashtëzakonshëm. Infeksionet që lidhen me kujdesin shëndetësor vrasin më shumë njerëz çdo vit sesa malaria, tuberkulozi dhe sida së bashku”.
Kjo mund të krijojë shqetësime serioze për sigurinë dhe higjienën në spitale.
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën