Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, zhvilloi sot një vizitë pune në Teatrin Kombëtar, ku u takua me Agim Sopin, drejtor iri të këtij institucioni.
Ministri Shala e uroi drejtorin Sopi për detyrën, duke i premtuar bashkëpunim dhe përkrahje në fuqizimin e rolit të teatrit dhe vlerës që përfaqëson ai në shoqëri.
Në funksion të mbështetjes dhe fuqizimit të rolit të teatrit në shoqëri, sivjet është rritur buxheti për këtë institucion, u shpreh Shala, dhe premtoi rritje të mëtejmë të mbështetjes për këtë institucion të rëndësishëm të kulturës së Kosovës.
Po ashtu, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po punon intensivisht për konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të institucioneve të kulturës, duke investuar në infrastrukturë, mbështetje financiare dhe legjislacion modern.
Ndërsa drejtori i Teatrit Kombëtar Agim Sopi e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen dhe mbështetjen.
Ministri Shala dhe drejtori Sopi u shprehën se Kosovës i duhet një teatër i fuqishëm, me vlera dhe reprezentues.
Po ashtu, ministri Shala dhe drejtori Sopi u dakorduan që sa më shpejt të hartohet një projekt i tërësishëm për renovimin e TK-së.
Në projeksionet buxhetore për 2016-të, MKRS-ja ka ndarë 330 mijë euro për renovimin e Teatrit Kombëtar.
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...