Drita do ta vazhdojë ëndrrën evropiane sonte.
Kampionia e Kosovës do ta vazhdojë aventurën në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, ku po paraqitet për herë të parë në histori të saj, shkruan “Gazeta Express”.
Gjilanasit e nxorën një barazim në xhiron e parë kundër ekipit finlandez KUPS, ndërsa tash do të paraqitet për herë të parë si vendëse në këtë fazë të garës.
Ekipi i Zekirija Ramadanit do ta presë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ekipin qipriot, Omonia, në ndeshjen që do të nisë prej orës 18:45.
Bardhekaltrit llogarisin në mbështetjen e tifozëve të tyre të flaktë për ta marrë një rezultat sa më të favorshëm, ndonëse kundërshtarët janë favoritë në letër. /Gazeta Express
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit