Deputeti, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka, ka konfirmuar se dy deputetët e këtij komuniteti do të votojnë për Qeverinë Kurti 3.
Deputeti Damka ka treguar se ka pasur një takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, i cili ia ka premtuar se në këmbim të votave do t’ia ofrojë postin e zëvëndëskryeministrit, nëse do të formohet Qeveria e re të dielën.
‘’Pas zgjedhjeve parlamentare në mar e kemi pasur një takim me zotni Kurtin për krijimin e Qeverisë Kurti 3 dhe kemi rën dakort që të krijojmë Qeverinë. Nuk besoj se gjatë kësaj kohe ka ndryshuar diçka. Në qoftëse do të vjen të dielën të votohet Qeveria Kurti 3 ne si dy deputetë të komuntetit turk do të votojmëm, dhe sa më shpejtë të krijohet Qeveria sepse jemi shumë vonë. Nuk kemi kushte, jemi pjesë e koalicionit në Kurtin 2 kemi marrë pjesë si ministër dhe besoj se do të vazhdojë edhe në Qeverinë Kurti 3. Do të kemi postin e zëvëndëskryeministrit në Qeverinë Kurti 3, ashtu kemi rënë dakort”, tha Damka për rtv21.
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...