Një person ka humbur jetën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima ishte një shtetas zviceran i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, shkruan Arbresh.info.
Të njëjtit i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe përkundër se i është ofruar ndihmë mjekësore ka ndërruar jetë.
“Aeroporti Adem Jashari, Lipjan 22.10.2025 – 21:00. Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...