Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Nenad Milkoviq dhe Aleksandar Llaziq me nga gjashtë muaj burgim, dënim i cili u është zëvendësuar me gjobë prej 4,000 eurosh për secilin, për akuzat e huliganizmit dhe pjesëmarrjes në turmë në veri të Kosovës në vitin 2021.
Të dy të pandehurit pranuan fajësinë një ditë më parë, ndërsa katër të tjerët të akuzuar – Sreqko Sofronijeviq, Ilija Viqentijeviq, Millan Viqentijeviq dhe Marko Rakiq – nuk e pranuan përgjegjësinë.
Në rast se të dënuarit nuk do të paguajnë gjobën, dënimi me gjobë do t’u zëvendësohet me dënim me burgim.
Prokuroria i akuzon ata se në tetor të vitit 2021 sulmuan zyrtarët policorë të Kosovës duke përdorur gurë, shufra druri dhe metali, si dhe granata dore. Sipas aktakuzës, të gjashtë të akuzuarit vendosën barrikada për t’u zënë pritë policëve, ku mjetet e blinduara të Policisë u goditën me armë zjarri dhe granata dore, duke plagosur tre oficerë policie.
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...
Rama: Prishtina pret Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2...
Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, dekla...
Atletico Madrid dhe PSG në garë për yllin e Marseille