Barcelona ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madridin, e cila luhet të dielën në “Santiago Bernabeu”.
Futbollisti brazilian, Raphinha është rikthyer nga lëndimi dhe tashmë ka nisur stërvitjet me klubin para ndeshjes së madhe, shkruan Arbresh.info.
Raphinha pritet të jetë gati për ditën e diel, sipas raportimeve të fundit.
Braziliani u dëmtua në sfidën me Real Oviedon të zhvilluar me 25 shtator, ku Barca triumfoi me rezultat 2-1.
Ai humbi pesë ndeshjet e fundit të klubit ku dy prej tyre u humbën.
28-vjeçari në gjashtë ndeshjet e luajtura këtë edicion ka realizuar tri gola dhe dy asistime.
Padyshim që rikthimi i tij është një lajm i mirë për Flickun dhe Barcelonën, pasi ndeshja me Real Madridin është e rëndësishme sikurse për renditjen e tabelës ashtu edhe për historikun e klubit./Arbresh.info
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE