Ditën e mërkurë, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu, të cilat pritet të bëhen prezente prej orëve të mesnatës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin.
Reshjet e shiut do të vijojnë të herëpashershme gjatë gjithë ditës me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht në zonën perëndimore e qendrore në pjesën e parë të ditës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet kryesisht të ulët ndërsa pas orëve të pasdites gradualisht reshjet do ndërpriten.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 16m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë./tch
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...