Një vjedhje spektakolare ndodhi në Muzeun e Luvrit në Paris më 19 tetor 2025, ku një grup hajdutësh arriti të vjedhë 8 pjesë të çmuara të bizhuterive të kohës së Napoleonit, me një vlerë prej rreth 88 milionë eurosh.
Operacioni zgjati vetëm shtatë minuta dhe u realizua në mëngjes, menjëherë pas hapjes së muzeut.
Hajdutët përdorën shkallë mobile për të hyrë në Galerinë Apollo, duke thyer vitrinat dhe marrë bizhuteritë që i përkisnin perandorëve dhe mbretërve francezë të shekullit XIX.
Në mesin e objekteve të vjedhura ishin një kurorë diamanti dhe smarald që i përkiste Eugénie, gruas së Napoleonit III-të dhe një varëse diamanti dhe smaraldi që Napoleon ia kishte dhuruar Marie-Louise, raporton theguardian.
Një pjesë e bizhuterive u braktisën gjatë arratisjes, duke përfshirë një kurorë dhe disa mjete të përdorura gjatë vjedhjes. Disa prova, si një jelek i verdhë me gjurmë ADN-je, janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Presidentja e Muzeut të Luvrit, Laurence des Cars, do të paraqitet para komitetit të kulturës në parlamentin francez për të dhënë shpjegime mbi mënyrën se si ndodhi vjedhja dhe masat e sigurisë të përdorura.
Ministrja e Kulturës, Rachida Dati, mbrojti sistemin aktual të sigurisë, duke theksuar se ai “nuk ka dështuar”, por pranoi nevojën për përmirësime, përfshirë instalimin e kamerave të reja të CCTV. Për shkak se muzeu është në pronësi të shtetit, objekteve të vjedhura nuk u është dhënë mbulim sigurimi./Telegrafi
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...
“Provat mbështesin veprime të fshehta gjatë luftës”, pretend...
Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj kr...