Një gjykatë sllovake dënoi të martën me 21 vjet burg Juraj Cintulan, poetin 72-vjeçar, që më 15 maj 2024 plagosi me armë zjarri kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico. Sulmi ndodhi pas një takimi të qeverisë në qytetin Handlova, ndërsa Fico doli në rrugë për të përshëndetur mbështetësit.
Cintula, i cili u ndalua në vendngjarje, tha e qëlloi kryeministrin për ta plagosur, por jo për ta vrarë, por gjykata e shpalli fajtor me akuzat për terrorizëm, duke njoftuar dënimin me 21 vite në një burg të sigurisë së lartë. “Cintula veproi me motivin për të ndaluar funksionimin e duhur të qeverisë- tha gjyqtari i çështjes ndërsa lexoi vendimin ndaj 72-vjeçarit.
Pas seancës, avokati paralajmëroi apelimin e dënimit. Gjyqi ndaj poetit Cintula filloi në korrik. Vetë Fico nuk dëshmoi, por dha një deklaratë në video para hetuesve pas sulmit, e cila u transmetua në gjykatë. Prokurorët fillimisht e akuzuan Cintulën për vrasje me paramendim, por më vonë e ri klasifikuan të shtënat si një sulm terrorist, duke përmendur motivin e tij politik. Pas ngjarjes, 72-vjeçari i tha policisë se donte të protestonte kundër hapave të ndërmarra nga qeveria e Ficos, përfshirë ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Fico iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale, para se gjendja e tij të përmirësohej dhe të kthehej në detyrë dy muaj pas të shtënave. 61-vjeçari po shërben për një mandat të katërt si kryeministër në krye të një koalicioni tre partiak që ka qeverisur vendin anëtar të BE-së dhe NATO-s me 5.4 milionë banorë që nga viti 2023, ndërsa ai ka lidhje miqësore me presidentin rus Vladimir Putin, lidhje që ka çuar në protesta masive nën sloganin “Sllovakia është Evropë”./rtsh
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...