Universiteti i Prishtinës dhe ai i Iowa-s në SHBA, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi i cili parashikon nisma të përbashkëta në fushat e mësimdhënies, trajnimeve dhe kërkimit shkencor që dalin nga programi i Universitetit të Iowa-s “Partneriteti i Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë në Kosovë”, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës.
UP-ja ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes, duke thënë se janë paraparë edhe shkëmbime të profesorëve e të diplomuarve dhe thirrje e ftesa për pjesëmarrje në konferenca, simpoziume e seminare të Universitetit të Prishtinës dhe Iowa-s. Gjithashtu, do të ketë organizime për zhvillimin e talenteve të studentëve e profesorëve nga të dy universitetet.
“Gjatë takimit, para se të nënshkruhet memorandumi, u bë zotim i përbashkët dhe u shpreh përkushtimi që partneriteti mes dy institucioneve të arsimit të lartë të zhvillohet edhe më tutje në të ardhmen”.
Në ceremoninë solemne të nënshkrimit të memorandumit, në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës ishin dekani i programeve ndërkombëtare në Universitetin e Iowa-s, Russell Ganim, ish-dekani i Kolegjit të Farmacisë në këtë universitet dhe profesori Donald E. Letendre, të shoqëruar nga profesoresha e Degës së Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë së UP-së, Pranvera Breznica-Selmani të cilët u pritën nga rektori Arben Hajrullahu.
UP-ja thotë se vitin e kaluar, me ndihmën e profesorit amerikan Donald E. Letendre, në Fakultetin e Mjekësisë u themelua Instituti i Farmacisë me qëllim të rritjes së kapaciteteve kërkimore e profesionale të Universitetit të Prishtinës dhe zhvillimit të sektorit farmaceutik në Kosovë.
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...