Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate n tha se kanë oferta nga shumë prej kandidatëve në komuna të caktuara, por po presin certifikimin e rezultatit final të zgjedhjeve.
Ai bëri të ditur se partia e tij nuk ka marrë qëndrim të prerë lidhur me bashkëpunimet me partitë e tjera.
Sipas tij, është shenjë e mirë që kanë filluar të largohen vijat e kuqe, dhe komunikimi i tmerrshëm mes partive dhe liderëve për koalicione.
“Po shifet se është një ngarendje pas pushtetit dhe kanë për qëllim që subjektet e tyre t’i paraqesin më mirë si pasojë e dëshpërimit nga rezultate e zgjedhjeve lokale po tentojnë të krijojnë aleanca që nuk janë produktive, ose që historia na tregon që nuk kanë qenë produktive”, tha Nimani.
Sa i përket asaj nëse kanë pranuar telefonata për koalicione në komuna, Nimani tha se “deri më sot nuk kanë pasur ende dakordim”.
“Pas përfundimit të rezultateve të zgjedhjet partia do ta analizojë secilin nga programet”, duke potencuar se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti politike.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...