Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim pune me kandidatët e këtij subjekti që garojnë në balotazhin e 9 nëntorit.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se LDK-ja është e përqendruar plotësisht në garat ku prijnë e garojnë kandidatët e saj, duke theksuar se të gjitha energjitë e partisë do të drejtohen drejt fitores.
“Çdo energji, çdo fokus, çdo aktivitet i LDK-së në këto ditë do të drejtohet vetëm për LDK-në. Do të drejtohet drejt garave tona; aty ku prijmë, aty ku garojmë, aty ku qytetarët tanë e presin fitoren e LDK-së”, shkroi Abdixhiku.
Ai tha se janë plot 9 komuna ku LDK sot garon; me 2 të fituara tashmë.
“Këtu mbetet puna jonë. Kështu projektohet LDK-ja jonë. Për veten, për kandidatët tanë e fitoret tona. Çështjet tjera periferike, ato të pas humbjeve e protagonizmave kohë-humbëse, do të trajtohen menjëherë pas 9 nëntorit; dhe atë qartë e drejtë.”u shpreh ai.
I njëjti njoftoi se LDK garon dhe pret fitore në nëntë komuna, Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Gjilan, Viti, Obiliq, Junik, Dragash dhe Suharekë, ndërsa dy komuna i ka fituar tashmë.
“Ju faleminderit, po ashtu të 180 mijë votuesve, përfshirë dhe ata në mërgatë, që po e vulosin LDK-në si parti të parë në këto zgjedhje lokale”, shkroi tutje kreu i LDK-së./Arbresh.info/
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit