Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen një zyrtari të EULEX-it, A.S. më 2013., shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit zyrtar, janë bastisur nëntë lokacione – dy në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok – nën dyshimin për veprat penale “Rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to”, “Vrasje e rëndë” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Gjatë operacionit janë shoqëruar në polici shtatë persona, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
LEXO EDHE:
Kush ishte zyrtari i EULEX-it i vrarë në 2013?
Audrius Senavicius, nga Lituania, ishte pjesëtari i parë i Misionit për Sundim të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), i cili është vra në krye të detyrës prej se ky mision është instaluar në Kosovë.
Ai ishte vra në një pritë, në rajonin e komunës veriore të Zveçanit më 19 shtator të vitit 2013, kur u sulmuan dy vetura të EULEX-it, teksa po ktheheshin nga pika kufitare me Serbinë në Jarinjë për në jug të Mitrovicës.
EULEX-i kishte ofruar shpërblim prej 27 mijë e 500 euro për informacionet që qojnë deri në kapjen e autorit apo autorëve të vrasjes së pjesëtarit të këtij misioni, Audrius Senavicius.
Atë kohë një ekip i përzier i hetuesve të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kishin kryer hetime.
Ndërkaq në operacionin policor të zhvilluar të dielën më 19 tetor 2025, gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale sikurse: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj.
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...