Shqipëria pret një ditë të qëndrueshme këtë të hënë, më 20 tetor 2025, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të buta në të gjitha rajonet.
Në zonat e ulëta, mëngjesi do të jetë i freskët me 10-12°C, ndërsa gjatë ditës termometri do të ngjitet deri në 23°C.
Në bregdet, pritet mot me diell dhe vranësira të lehta, me temperatura që variojnë nga 13°C në mëngjes deri në 22°C në mesditë, shoqëruar nga erë e lehtë detare.
Ndërsa në zonat malore, mëngjesi do të jetë më i ftohtë, me 5-8°C, ndërsa gjatë ditës do të arrijë deri në 17-18°C.
Mbrëmja do të sjellë rënie të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin dhe shtim të lehtë të vranësirave, por pa reshje./tch
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...