Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KShZ), Boris Kondarko, ka bërë të ditur se në tre komuna nuk është arritur pragu i nevojshëm për vlefshmërinë e zgjedhjeve, duke bërë që procesi zgjedhor të duhet të përsëritet.
“Deri në ora 18:30 kemi tre komuna që nuk e kalojnë pragun. Bëhet fjalë për komunat Centar Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Komuna e Vrapçishtit”, deklaroi Kondarko në një konferencë për media.
Sipas tij, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet, në rastet kur pjesëmarrja e votuesve nuk e kalon pragun e përcaktuar ligjor, zgjedhjet në ato komuna konsiderohen të pavlefshme dhe duhet të përsëriten në një afat të ri që do të caktohet nga KShZ.
Kjo nënkupton se qytetarët e këtyre tre komunave do të duhet të dalin sërish në votime për të realizuar të drejtën e tyre demokratike, raporton Portalb.
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...