Hamasi thotë se delegacioni i tij ka mbërritur në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, për të ndjekur zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit me ndërmjetësuesit dhe grupet palestineze.
Kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, do të udhëheqë delegacionin, postoi Hamasi në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Më parë këtë muaj, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësit e Egjiptit, Katarit dhe Turqisë nënshkruan një deklaratë për sjelljen e paqes në Gaza në një samit në vendpushimin egjiptian Sharm el-Sheikh.
Një armëpushim në Gaza hyri në fuqi të premten, më 10 tetor, pasi Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të planit të paqes prej 20 pikash të Trump. Megjithatë, planet e armëpushimit tani duket se janë në rrezik serioz, shkruan BBC
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...