Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia e Katerinit në një zonë të Selanikut.
Sipas raportimeve, në një kontroll të kryer në një vendndodhje që ata po përdornin, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi marihuane me peshë 60 gramë, sasi marihuane me peshë 52 gramë, një pako kokainë me peshë 2.4 gramë, 2 peshore elektronike precize, 1 pistoletë kalibri 9 mm, me karikator dhe 7 fishekë, shumat prej 1655 eurosh dhe 225 lekësh shqiptarë dhe 7 telefona celularë.
Përveç kësaj, në një oborr u zbulua se ata po kultivonin 1 rrënjë marihuane, 2 metra të lartë, i cili u shkul dhe u konfiskua. Në një depo që ata po përdornin, u gjetën dhe u sekuestruan ekstrakte bimore marijuane, me peshë 1 kilogram e 158 gramë.
Të arrestuarit, së bashku me dosjen e ngritur kundër tyre, do t’i çohen Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Selanikut, shkruan Abc News,
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...
Kurti e pret nesër në takim Presidentin e KE-së
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...