Ekspedita e motoristëve shqiptarë ndodhet aktualisht në Hagë, pas katër ditësh udhëtimi në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen atje.
Në mesin e pjesëmarrësve është edhe ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur nga Haga, Haradinaj e cilësoi këtë gjykatë si “politike dhe kriminale”, duke shtuar se ajo është krijuar nga, siç u shpreh ai, “gjyqtarët më të dështuar në Kosovë”.
“Britma e motorëve është thirrje për drejtësi. Liria ka Emër është ajo që shqiptarët i bashkon pa dallime ideje, krahine dhe feje, ka bashkuar edhe njerëz ndërkombëtar të tjerë. Besoj që shqiptarët nuk është dashtë të kenë nevojë kaq gjatë me ditë që ata djem atje janë ata që përfaqësojnë Kosovën, themelet e lirisë, dhe themelet e kombit. Kjo gjykatë është politike kriminale”, tha ai
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...