Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në ambientet e shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit.
Kryetari i njësisë zgjedhore 2938, Sabri Ramadani tha se policia nuk i dha asnjë arsyetim për personin në fjalë.
“Është arrestuar një anëtar i këshillit zgjedhor nga administrata, pa më dhënë asnjë arsyetim pse është arrestuar. E kemi zëvendësuar me dikë tjetër. Nuk më tregoi policia asnjë arsyetim, nuk e di pse ka ndodhur”, tha Ramadani.
“Sipas informacioneve ai është arrestuar në kohën e pauzës”, tha më tej ai./KlanKosova
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës