Barcelona ka arritur një fitore dramatike 2:1 ndaj Girona në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, duke u ngjitur mbi Real Madrid në krye të LaLiga.
Ndeshja ka nisur me dominim të plotë të katalunasve. Marcus Rashford ka rrezikuar herët nga goditja e lirë, ndërsa Lamine Yamal ka shkaktuar telashe të vazhdueshme në krahun e djathtë. Pas disa tentimeve, Barça e ka zhbllokuar rezultatin falë Pedri, i cili ka realizuar pas një veprimi individual.
Megjithatë, Girona nuk është dorëzuar. Në minutën e njëzet e shtatë, pas një goditje këndi që mbrojtja e Barcelonës nuk e ka larguar si duhet, veterani Axel Witsel ka shënuar me një goditje spektakolare me “gërshërë” për 1:1.
Pjesa e parë është mbyllur me raste nga të dyja anët: De Jong dhe Rashford për Barcelonën, ndërsa Portu dhe Bryan Gil për mysafirët, por pa ndryshim rezultati.
Në pjesën e dytë, skuadrat kanë vazhduar me ritëm të lartë në kushte të vështira për shkak të shiut të dendur. Barcelona ka menduar se ka kaluar në epërsi përmes Pau Cubarsi, por goli është anuluar. Rashford ka humbur një rast të artë nga afërsia, ndërsa portieri Gazzaniga ka vazhduar të jetë hero për Girona me pritje vendimtare.
Kur është dukur se ndeshja do të përfundojë me barazim, në minutën e nëntëdhjetë e tre Ronald Araujo ka përfituar nga një rrëmujë në zonë dhe e ka shënuar golin e fitores për Barcelonën, duke ndezur festën në stadium.
Pas kësaj ndeshje, Bareclona e merr kryesimin me njëzet e një pikë, një më shumë se sa Real madrid, që luan të dielën kundër Getafe.
Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’
Ballkani mposht Prishtinën dhe forcon kreun, derbi në Gjilan...
Abdixhiku publikon fotografi nga tubimi në Zvicër: Të fala n...
Selvija niset sërish drejt Italisë, bën dedikimin prekës për...
Kryeministri Albanese: Sulmi në Sidnei është terrorizëm dhe ...
Spiropali të martën në Athinë, ministrja për mediat greke: B...