Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se njëri nga pacientët e plagosur në sulmin me armë zjarri të së premtes pasdite ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, pacienti tjetër është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinik Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas spitalit, të gjithë të përfshirët në incident janë trajtuar nga ekipet mjekësore në përputhje me nevojat shëndetësore të tyre.
“Njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën. Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Ndërkaq, i dyshuari për plagosjen e dy personave në rrugën “Hasan Murati” në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid