Protesta e zhvilluar sot në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
E përditshmja amerikane “The Washington Post” raportoi se qytetarë nga Kosova dhe vende të tjera evropiane u mblodhën në qendër të Tiranës për të mbështetur luftëtarët e lirisë.
“Protestues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve të arrestuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) — një ish-grup guerrilësh shqiptarë të Kosovës që udhëhoqi luftën për pavarësi”, shkruan “The Washington Post”.
Edhe “The Telegraph” raportoi për protestën, duke theksuar pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve shqiptarë.
“Veteranët e luftës së Kosovës dhe mijëra mbështetës të tyre u mblodhën të premten në Tiranë, në një protestë kundër një gjykate të mbështetur nga BE-ja, e cila po ndjek penalisht ish-luftëtarët që morën pjesë në luftën e viteve 1998-1999 për pavarësinë nga Serbia. Ata pretendojnë se tribunali është i njëanshëm dhe i padrejtë”, shkruan “The Telegraph”.
Ndërkohë, agjencia “Anadolu” raportoi se protesta në Tiranë u mbajt me moton “Unë jam UÇK”.
“Në Shqipëri është mbajtur një protestë kombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me moton ‘Unë jam UÇK’,” shkruan Anadolu Agency.
Mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqipfolëse ishin të pranishëm në protestë, duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, nën akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale.
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...