Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e dy personave që ndodhi të premten në qytetin e Pejës.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte shtënë me armë automatike në drejtim të një veture me targa vendore, në të cilën ndodheshin katër persona.
Si pasojë e të shtënave, dy prej tyre janë plagosur.
Gjatë kontrollit, nga i dyshuari janë konfiskuar katër armë zjarri: dy pushkë automatike të tipit AK-47 me nga 18 dhe 15 fishekë, si dhe dy pistoleta – njëra me 5 fishekë – dhe 75 fishekë të tjerë të armës automatike.
“Rr. Miftar Zeqa, Pejë 17.10.2025 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se me armë automatike kishte shtënë në drejtim të veturës me targa vendore në të cilën kanë qenë katër persona meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona në veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin. Nga i dyshuari janë konfiskuar katër armë zjarri si: dy pushkë automatike AK-47 me nga 18 dhe 15 copë fishekë, dy pistoleta njëra me 5 copë fishek dhe 75 copë fishekë tjerë të armës automatike. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Të plagosurit në Pejë në gjendje të rëndë, detaje nga spital ku po trajtohen
Plagosja e dyfishtë në Pejë – “hakmarrje” për vrasjen e para tre vjetësh
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...