Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot duke nisur nga ora 18:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të nisë numërimi i votave të ardhura me postë nga jashtë.
“Ju njoftoj se sot (e premte, 17 tetor 2025, ora 18:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ndërkohë, KQZ-ja më herët ka treguar se deri sot në ora 10:00 janë vlerësuar mbi 33,000 pako të ardhura me postë nga jashtë vendit, prej të cilave janë aprovuar mbi 29,000, ndërsa janë refuzuar rreth 3,900.
Haradinaj: Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati bes...
Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në ...
Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasi...
I jepet lamtumira e fundit Shemit
U.D. Kryeprokurori i Shtetit uron Krishtlindjen
Banorët “masakrojnë” arushin e Albës