Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti takon Presidentin e Shqipërisë para protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, u takua sot në Tiranë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, para fillimit të protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”.
Ahmeti ka theksuar se gjatë takimit të ngrohtë dhe vëllazëror, bisedimet u përqendruan në zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike, si dhe në rolet kyçe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut luajnë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërfqinjësor.
Ahmeti përgëzoi presidentin Begaj për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, duke theksuar se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë paralelisht me Shqipërinë në këtë proces strategjik.
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është një udhëtim strategjik kombëtar, i cili forcon paqen, zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal. Të dyja vendet tona duhet të ecin krah për krah drejt një të ardhmeje evropiane të përbashkët” ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të stabilitetit rajonal, përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe heqjes së barrierave që ndajnë popujt që ndajnë histori dhe gjak të përbashkët, duke i shndërruar ato në ura bashkëpunimi dhe dialogu në Evropën e bashkuar.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...