Sami Lushtaku: Le të bëhemi të gjithë bashkë për të vërtetën, për atdheun, për drejtësinë, për UÇK-në

07:40 | 17 Tetor 2025
E.K

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetari në ardhje i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet nesër në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se kjo protestë është një thirrje për të vërtetën dhe drejtësinë, ndërsa ndau një kujtim të veçantë nga e kaluara.

“Në këtë thirrje për drejtësi dhe dinjitet kombëtar, më kujtohet fotografia e vjetër me grupin e themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qendër të Tiranës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, një dëshmi e besimit tonë të palëkundur për liri e drejtësi”, shkroi ai./Arbresh.info