Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë parë paraditen e së enjtes në pjesën veriore të Mitrovicës, ngjarje që ngjalli reagime dhe raportime të menjëhershme.
FSK ka sqaruar përmes një komunikate zyrtare se bëhet fjalë për një gabim në drejtimin e lëvizjes së konvojit, i cili ishte nisur nga Istogu drejt kazermës së FSK-së në Mitrovicë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se pjesëtarët e FSK-së kishin hyrë gabimisht në Mitrovicën e Veriut duke menduar se ndodheshin në jug./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...