Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e ri gjerman Rainer Rudolph.
Ambasadorit i uroi mirëseardhjen dhe i shpreha gatishmërinë të punojmë ngushtë për tema me rëndësi për vendin tonë.
“Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Rudolph e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Gjermania për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.”, ka shkruar ai.
Tutje, Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e ambasadorit dhe të Gjermanisë në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së
“Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Gjermanisë në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta
Tirana kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë, ja ku ndod...
Kosova, shtet i krizave
Negociatat SHBA-Iran bllokohen, Ngushtica e Hormuzit mbetet ...
Ish-ambasadori i Kosovës për konferencën e Kurtit me Feride ...