“Pse çka ka pas ma mirë, kur ka pas institucione, klasa e mesme është duke e pësu mas shumti”, tha një qytetar
“rritje të çmimeve ka mrena ditës se le ma ditë për ditë”, tha qytetari tjetër
“Jeta është qysh mos, ska institucione, ska paga por jeta po vazhdon…”, tha një tjetër qytetar.
Edhe në muajin shtator, energjia elektrike prinë për nga shtrenjtimi, me rritje për 17.4% në krahasim me shtatorin e vitit 2024. Ndërsa u shtrenjtua për 0.3% në krahasim me muajin gusht. Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Lekë Musa, thotë se shtrenjtimi i energjisë elektrike po ndikon në shtrenjtimin e produkteve të tjera.
“Niveli i inflacionit në Kosovë do të jetë diku rreth 4% përpara ka qenë 2.5%, por ajo që ndikon më së shumti në rritjen e çmimeve dhe të themi mbijetesës ekonomike në Kosovë është rritja e çmimit të rrymës dhe ajo që e dimë që një numër i madh i qytetarëve nxehet me rrymë, dhe kjo ndikon më së shumti tek familjet, sepse siç e dimë nuk ka pasur rritje të pagave…”, tha Musa për rtv21.
Përveç energjisë elektrike, u shtrenjtuan edhe produktet ushqimore. Sipas ASK-së në muajin shtator produktet e mishit u shtrenjtuan për 12.1%, në krahasim me shtatorin e vitit 2024, pemët për 13 %, produktet e qumështit për 8.8%, kafja dhe çaji për 14.2%, ndërkohë, Kosova pushtohet për ditë e më shumë nga importi. Sipas matjeve të fundit, vetëm në muajin gusht Kosova ka importuar mallra në vlerë prej mbi 613 milionë eurove kundrejt eksportit mbi 76 milionë euro. Kësisoj vendi ynë ka blerë mallra 537 milionë euro më shumë se sa ka shitur.
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Lekë Musa, shpreh shqetësimin se institucionet në Kosovë, produktet vendëse i trajtojnë njësoj sikurse të huajat.
“Ka munguar ndër vite ndihma në aspektin profesional, ndihma në grante… Kosova hyri në tregun rajonal të CEFTA-s pa u përgatitur përderisa vendet e rajonit kanë pasur një bazë të fortë dhe për Kosovën ka qenë e vështirë që t’i konkurrojë ato dhe për këtë arsye vazhdojmë të jemi shtet që bazohet në import për produktet bujqësore dhe ushqimore…”, tha Musa.
Ndërkohë, për një mbijetesë ekonomike në Kosovë ka folur edhe Banka Botërore, e cila për vitin 2025 dhe vitin 2026 ka parashikuar tkurrje nën 4% sa ishte në vitin 2024. Sipas Bankës Botërore, një ndër faktorët për tkurrjen ekonomike ishte edhe zvarritja e formimit të institucioneve të reja.
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...