Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka interesim të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, por që nuk janë të interesuar për një koalicion me Kurtin.
Në një intervistë për IndeksOnline, Haradinaj ka thënë se Kurti s’i ka numrat për të formuar qeverinë.
Mirë do të ishte, sipas tij, që opozita ta bëjë qeverinë, deri në kohën kur zgjidhet presidenti i Kosovës.
Megjithate, ai thotë se si datë e mundshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme mund të jetë 14 dhjetori.
Kryetari i AAK-së ka thënë se partia që ai drejton do të garoj e vetme në zgjedhje parlamentare, kurdo që ato mbahen.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...