Ministrat e Mbrojtjes të 32 vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot masa të reja operative për të përballuar rrezikun në rritje që vjen nga Rusia.
Vendimet u morën gjatë takimit të parë pas Samitit të Hagës, në një kohë kur shqetësimet për sigurinë janë shtuar ndjeshëm për shkak të shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të Aleancës nga dronët rusë.
Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s përmes shtimit të masave antidronë. Ministrat ranë dakord për testimin e sistemeve të integruara antidronë në krahun lindor të Aleancës — një zonë që përballet drejtpërdrejt me kërcënimet nga Lindja.
Gjithashtu, NATO theksoi nevojën urgjente për rritjen e investimeve në mbrojtje dhe inovacion teknologjik. Për të përshpejtuar zhvillimet teknologjike dhe për të përballuar sfidat moderne të sigurisë, Aleanca do të intensifikojë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe sektorin privat.
Këto masa përbëjnë një përgjigje të qartë ndaj veprimeve provokuese të Rusisë dhe konfirmojnë përkushtimin e NATO-s për të garantuar sigurinë kolektive dhe për të përballuar me efikasitet sfidat që vijnë nga Lindja.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan