Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet të premten në Tiranë, në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Hamza theksoi rëndësinë e kësaj proteste si një zë kundër padrejtësive që, sipas tij, po u bëhen liderëve të luftës dhe themeluesve të Republikës së Kosovës.
“Le të bashkohemi në protestën gjithëkombëtare në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe themeluesve të Republikës së Kosovës, që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Nuk mund të heshtim kur po ndryshohet historia jonë”, shkroi ai./Arbresh.info
Shoqata e Ndërtimit në Kosovë nesër takohet me Ministrin Hot...
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...