Presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Me rastin e kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të veçanta për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për sigurinë e delegacionit gjatë gjithë qëndrimit në vend.
Në kuadër të masave të sigurisë, policia do të organizojë eskorta të përcjelljes, ndërsa në disa segmente rrugore, ku parashikohet të kalojë delegacioni, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...