Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump shpreson për “rindërtimin e Gazës”, ndërsa thekson se ende nuk ka vendosur për një zgjidhje me dy shtete, gjë e cila mund të çojë në një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.
‘’Nuk po flas për një shtet apo dy shtete. Po flasim për rindërtimin e Gazës. Shumë njerëzve u pëlqen zgjidhja me një shtet. Disa njerëzve u pëlqen zgjidhja me dy shtete. Do ta shohim. Nuk kam bërë ende asnjë deklaratë për këtë”, deklaron presidenti.
Deklarata sipas The Guardian, është, megjithatë, “jashtëzakonisht e paqartë në lidhje me rrugën drejt paqes së qëndrueshme midis Izraelit dhe fqinjëve të tij, përfshirë palestinezët” dhe nuk përmend asnjë zgjidhje me një ose dy shtete.
Edhe pse presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, i cili bashkëkryesoi samitin me Trumpin, tha se marrëveshja e Gazës “mbyll një kapitull të dhimbshëm në historinë njerëzore dhe hap rrugën për një zgjidhje me dy shtete’’. /abcnews
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...