Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përshëndetur nënshkrimin e `Planit të Paqes` për Gazën, duke e konsideruar këtë fillim të një kapitulli të rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme.
Osmani ka theksuar se përmes udhëheqjes së presidentit amerikan dhe angazhimit të liderëve të tjerë, ky moment i shumëpritur ka ardhur në realitet. Sipas saj, marrëveshja ofron mundësinë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjeve dhe pasigurisë.
“Përmes udhëheqjes vendimtare dhe të guximshme të presidentit DonaldTrump, dhe përkushtimit të të gjithë liderëve që punuan pa lodhje për këtë qëllim, ky moment i shumëpritur shpresë ka ardhur në realitet. Kjo marrëveshje ofron një rrugë për të vënë përfundim viteve të vuajtjeve dhe pasigurisë, duke i dhënë familjeve të panumërta mundësinë të jetojnë në siguri, dinjitet dhe liri”, ka shkruar Presidentja kosovare në “X”.
Gjithashtu, Osmani ka bërë thirrje që të gjitha palët të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të zbatojnë plotësisht planin e paqes.
Today marks the beginning of a new dawn and an important chapter for peace in the Middle East with the signing of the Gaza Peace Plan.
Through President @realDonaldTrump’s decisive and bold leadership, and the commitment of all leaders who worked tirelessly toward this goal,…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 13, 2025
LEXO EDHE:
SHBA-ja, Egjipti, Katari dhe Turqia nënshkruajnë dokument për marrëveshjen e Gazës
Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen...
Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje të rëndë ...
Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE duhet të përfundojë deri ...
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...