Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka sqaruar se platforma e rezultateve të KQZ-së po funksionon pa probleme, pavarësisht disa vështirësive që janë hasur me transmetimin e pamjeve në televizorët dhe ekranet për vëzhguesit.
“Nuk ka ndonjë problem me funksionimin e platformës së rezultateve të KQZ-së, por për shkak të internetit të dobët, shpeshherë ka probleme me transmetimin e pamjeve që shfaqen nga kamerat në tavolinat e numërimit, ku prezantohen fletëvotimet për t’u parë nga të gjithë. Pra, sistemi nuk ka rënë dhe po funksionon normalisht në Qendrat Komunale të Numërimit në të gjitha komunat, ashtu si ka funksionuar edhe të dielën me transmetimin e rezultateve preliminare dhe statistikave tjera nga votimi”, tha Elezi.
Kjo deklaratë vjen pas shqetësimeve të vëzhguesve për ndërprerje të përkohshme në pamjet e drejtpërdrejta nga qendrat e numërimit, duke sqaruar se problemi nuk lidhet me platformën e rezultateve, por me lidhjen lokale të internetit.
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...