Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani, arriti t’i grumbullojë veç 192 vota në zgjedhjet lokale të mbajtura dje, sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së.
Kjo ka bërë që i njëjti të japë dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe funksionet që mban brenda kësaj partie.
“Unë, Xhemajl Hasani, kryetar i Degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe funksionet që mbaj brenda Nismës Socialdemokrate.
Arsyeja kryesore e dorëheqjes sime është rezultati zgjedhor, i cili nuk arriti pritshmëritë tona dhe të mia personale. Kam dhënë maksimumin tim në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por duket se puna dhe përkushtimi im nuk është vlerësuar në masën e duhur nga votuesit. Në këtë mënyrë dua të hap rrugë për përforcimin dhe rigjallërimin e strukturave të Nismës, duke liruar pozitën e kryetarit të degës”, ka shkruar Hasani ndër të tjera.
Njoftimi i plotë i Hasanit, pa ndërhyrje:
Unë, Xhemajl Hasani, kryetar i Degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe funksionet që mbaj brenda Nismës Socialdemokrate.
Arsyeja kryesore e dorëheqjes sime është rezultati zgjedhor, i cili nuk arriti pritshmëritë tona dhe të mia personale.
Kam dhënë maksimumin tim në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por duket se puna dhe përkushtimi im nuk është vlerësuar në masën e duhur nga votuesit.
Në këtë mënyrë dua të hap rrugë për përforcimin dhe rigjallërimin e strukturave të Nismës, duke liruar pozitën e kryetarit të degës.
Faleminderit të gjitha strukturave të Nismës Socialdemokrate për bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë këtij rrugëtimi.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e Nismës, z. Fatmir Limaj, për mbështetjen dhe udhëheqjen e tij.
Ju uroj suksese të mëtejshme Nismës dhe të gjithë kolegëve në përpjekjet për të kontribuuar në zhvillimin e vendit tonë. /Zëri
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...