Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet e sotme.
Nga numërimi i dy vendvotimeve nga 268 sa janë në Prishtinë, prin Përparim Rama me 34.30 përqind, pasuar nga Hajrulla Çeku me 32.13 përqind dhe Uran Ismaili me 29.96 përqind.
Rezultatet mund t’i ndiqni në këtë link.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se dalja në zgjedhjet e sotme ishte 39.07 përqind.
“Deri në orën 19:00, 791 mijë e 123 votues 39.37 përqind”, ka deklaruar Kreu i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi.
Radoniqi njoftoi se në disa vendvotime, ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për kryetarë të komunave.
Në zgjedhjet paraprake, ai tha se dalja ka qenë 43 për qind.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër