Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se PDK është partia fituese e këtyre zgjedhjeve lokale.
Çitaku pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën, ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin.
“Kam kënaqësinë të ju konfirmoj se Partia Demokratike e Kosovës është fituese e këtyre zgjedhjeve. PDK ka fituar në më së shumti komuna pa balotazh dhe është në më së shumti komuna në balotazh. Po ashtu, PDK ka marrë numrin më të madh të votave partiake, duke u konfirmuar si forca politike me më së shumti asamblistë nëpër kuvendet komunale të vendit”, ka thënë ajo.
Çitaku duke komentuar rezultatet e parashikuara të exit poll-eve, me gjithë respektin për to, ka thënë se e vërteta është në kutitë e votimit.
“Konkretisht, sa i përket Kryeqytetit, Prishtinës, kandidati ynë për kryetar, Uran Ismaili, jemi te bindur se është në balotazh. Këtë na e konfirmojnë ekipet tona nga terreni dhe matjet tona te brendshme. Kjo do të konfirmohet edhe brenda pak orësh, pas përfundimit të numërimit të votave për kryetarët e komunave. Me këtë rast, u bëjmë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve tanë që të ruajnë çdo votë, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë menjëherë çdo parregullsi eventuale. Votat e qytetarëve janë besimi më i shenjtë që duhet mbrojtur deri në fund”, ka theksuar Çitaku.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...