Altin Sulçe, gazetari i “Mega Sport” në A2 CNN, raportoi një lajm të fundit nga Leskovaci se për ndeshjen e sotme mes Serbisë dhe Shqipërisë pritet një prani e kufizuar tifozësh, për shkak të masave të sigurisë të vendosura nga autoritetet serbe.
“Sot do të jenë rreth 3,500 tifozë serbë, jo më shumë se 4 mijë. Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë maksimale gjatë ndeshjes. Serbia ishte dënuar për të mbyllur 20 përqind të stadiumit, por autoritetet kanë zgjedhur ta redukojnë edhe më shumë numrin e spektatorëve”, tha Sulçe.
Gazetari shtoi se kushtet e fushës nuk janë të mira, për shkak të reshjeve të fundit, çka mund të krijojë vështirësi gjatë pjesës së dytë të lojës.
Sulçe konfirmoi gjithashtu se në stadium është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa çdo element simbolik është kontrolluar me kujdes nga organizatorët.
Sfida Serbi–Shqipëri do të luhet nën masa të rrepta sigurie, me forca speciale të vendosura në dhe jashtë stadiumit, për të shmangur çdo incident gjatë kësaj përballjeje të tensionuar në Leskovac.
Ky takim do të nis nga ora 20:45.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë